Hidromorava

Rapuca: LDK, e vonuar me vite

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Reagim ndaj deklaratës së kryetarit të komisionit për bujqësi në degën e LDK-së në Gjilan.

Në konferencat e zymta të LDK-së, është bërë traditë që në opinion të lëshohen lloj lloj shpifje e akuza të pa bazuara kundër institucioneve të shtetit. Qëllimi i këtyre shpifjeve është i ditur dhe nuk është asgjë tjetër pos një shtërzim për të diskredituar institucionet, me shpresë se në këtë mënyrë mund të përfitohen votat e qytetarëve për tu rikthyer në pushtet, të cilin e patën humbur vite me parë, pikërisht për shkak të mospunës dhe keqpërdorimeve të shumta që kishin bërë. Kështu e ka filluar përgjigjen e tij Nazmi Rapuca ndaj akuzave që bëri komisioni për bujqësi i LDK-së në një konferencë për medie.

Rapuca ka ofruar fakte derisa ka përfolur edhe deklaratën e Ramiz Ramadanit:

I. “Vendimi i MBPZHR se nuk do të ketë subvencionim të naftës për autokombajnerë, godet në mënyrë direkte të gjithë kombajnerët dhe indirekt të gjithë prodhuesit e grurit ”
Përgjigje: MBPZHR këtë vit e ka hekur subvencionin për naftë, por e ka rritur subvencionin për mbjellje të grurit nga 100 në 125 €/ha. Si po u goditkan kombajnerët kur ata me subvencion kanë korrur 100 € për hektar, kurse tani (pa suvencin) korrin 120 € për hektar. Ose si mund të goditen prodhuesit e grurit kur vitin e kaluar janë subvencionuar me 100 kurse sivjet 125 € për çdo hektar të mbjellur me grurë.. Kjo tregon që as nuk janë goditur kombajnerët e as fermerët.

II. “Me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në kondita të lejueshme është i domosdoshëm subvencionimi i pjesëve rezervë për autokombajna”
Përgjigje: Kombajnerët nuk janë duke korrur falas. Pse të subvencionohen kur ata paguhen për çdo hektar të korrur nga 120 €.

Eco Higjiena

Sa i përket humbjeve Komisioni Komunal për Korrje është çdo ditë në teren dhe nuk do të lejojë nëpërkëmbjen e procesit të korrjeve. Të gjithë kombajnat janë në gjendje të mirë teknike. Në rast të ndonjë defekti, pjesë rezervë ka mjaft në treg.
III. “Ai gjithashtu akuzon drejtorinë për bujqësi se gjoja nuk ka bërë vlerësimin e dëmeve nga breshëri etj”.

E vërteta është se drejtoria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri. Ramizi është edhe vet dëshmitar që problemi i breshrit është paraqitur edhe në seancën e Kuvendit, ku kemi kërkuar përkrahje nga komuna për fermerët e dëmtuar nga breshëri. Gjithashtu përmes mediave është sensibilizuar tërë opinioni dhe ministria për bujqësi. Ramizi niset nga thashethemet kurse vet nuk ka vizituar as një rajon të prekur nga breshëri. Se nuk është ashtu siç thotë ai, dëshmon kjo foto e misrit e marrë dje, me 08.07.2013 në fshatin Llashticë.

IV. Ramizi pos tjerash paraqet edhe programin e LDK-së për bujqësi. Nga programi tyre shihet se janë kopjuar pikërisht projektet tona, që ne jemi duke i realizuar qe gjashtë vite me radhë. Bile ne kemi edhe më shumë projekt që i realizojmë çdo vit, ndërsa LDK-ja nuk i kishte as në programin e saj.

V. Ramizi spekulon edhe me buxhetin e drejtorisë për vitin e ardhshëm, duke thënë që ai buxhet është vetëm 80.000,00 €. E vërteta është se buxheti i drejtorisë për bujqësi për vitin e ardhshëm (vetëm buxheti i parapare për ndihmë fermerëve) është 260.000,00 €. Natyrisht se ky buxhet nuk është aq i madh, por është aq sa është e jo siç thotë LDK-ja thuhet në përgjigjen e Rapucës./rajonipress/