Rapuca i kundërpërgjigjet Vaid Aliut

Deveja nuk ia kishte bërë hallall zotëriut pse ja qitke gomarin përpara( reagim në reagimin e Vaid Aliut).
Gjithçka që kam thënë në shkrimin tim “Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime” është e vërtetë.
Është e vërtetë se kultivatorët kanë ardhur në kohën e fushatës zgjedhore.
Është e vërtetë se komuna e Parteshit ka kërkuar që shpërndarja e kultivatorëve të bëhet pas zgjedhjeve që të mos mendohet se po përdoren për fushatë-për vota.
Është e vërtetë se zgjedhjet sollën pushtetin e ri i cili duhej të merrte përgjegjësinë edhe për këtë projekt.
Është e vërtetë se pushteti i ri nuk u angazhua fare dhe e humbi projektin.
Është e vërtetë se edhe në vitin 2012, kur po realizonim të njëjtin projekt, komuna e Parteshit tentoi t`i merrte edhe kultivatorët e komunës së Gjilanit, por unë kurrë nuk lejova.
Është e vërtetë se gjatë dozimit të mandatit e kam porositur Vaidin të këmbëngulë për t`i marrë kultivatorët. Bile këtë porosi ia kam lënë edhe me shkrim, ku i kam evidentuar të gjitha projektet që janë në vazhdim.
Nuk është e vërtetë që stafi nuk e ka ditur për projektin.
Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur aplikues, por kanë qenë 35 aplikacione të fermerëve shumë të vyeshëm, të cilët kanë qenë në listën pritëse nga viti i kaluar.
Siç mund të shihet, shkrimin e kam bërë, jo për të etiketuar, jo për të ofenduar dikë, siç bën ky pasardhësi im, por për të alarmuar kryetarin e komunës zotin Haziri, që në këtë drejtori të emërojë njeriun e duhur; që të mos e katranosë drejtorinë e cila me performancën e saj ka qenë shembull në tërë Kosovën; e cila falë angazhimit të stafit të saj profesional, ka arritur të sjellë miliona investime në bujqësinë gjilanase …
Unë i them këtij soji …. i cili merr guxim për të më ofenduar publikisht, që t`i jetë mirënjohës për jetë zotit Qemajl Mustafës, sepse kurrë nuk do ta mbaja në stafin tim një “jurist” i cili nuk din të shkruaj një akt juridik. Kush donë të bindet për këtë të fundit, le të shkojë në Zyrën e Personelit dhe të shohë vlerësimet që u kam bërë punëtorëve çdo vit.
Ai mundohet të manipulojë edhe me stafin e drejtorisë, të cilët janë të mrekullueshëm, por e keqja është se gjendja e krijuar tani në këtë drejtori, më së miri i përgjigjet tregimit për devën dhe gomarin …
Nazmi Rapuca ish drejtor në bujqësi e pylltari