ARKATANA

Rapuca dhe Ramadani kërkojnë të kompensohen bujqit nga dëmet e breshrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nazmi Rapuca i ka propozuar Kuvendit Komunal që të shikojë mundësitë për krijimin e një fondi për t`i ndihmuar të dëmtuarit. Dëmet te disa ferma arrijnë në 10 mijë euro, ka thënë Rapuca. Ramiz Ramadani këshilltar komunal nga LDK-ja ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, që t’i kompensoj bujqit për dëmet, ndërsa drejtoria e bujqësisë t’i trajtoj me prioritet në subvencion dhe ndihna tjera bujqit e lokaliteteve të goditura nga breshëri.

Nazmi Rapuca, drejtor për Bujqësi në seancën e së enjtes i ka informuar këshilltarët komunal për dëmet që ka shkaktuar breshëri në disa zona të komunës së Gjilanit, duke nënvizuar se ato janë më të mëdha në fshatrat Capar, Stublinë e Miresh.

Ai i ka propozuar Kuvendit Komunal që të shikojë mundësitë për krijimin e një fondi për t`i ndihmuar të dëmtuarit. Dëmet te disa ferma arrijnë në 10 mijë euro, ka thënë Rapuca.

Fundamenti

Edhe grupi i këshilltarëve të LDK-së, nëpërmjet Ramiz Ramadanit – përgjegjës për sektorin e bujqësisë, kërkoi nga drejtori për bujqësi Rapuca një informatë për dëmet e shkaktuara nga breshëri, masat e ndërmarra dhe për atë se çfarë mund të presin bujqit nga drejtoria dhe ministria e bujqësisë.

Përpos dëmeve të shkaktuara nga breshëri i datës 11 qershor (e martë), që goditi fshatrat: Zhegër, Llashticë, Pogragjë, Dobërëan, Bukovik, Stublinë, etj, dëme ka pasur edhe ne pemishtet në fshatin Kravaricë, nga breshëri i datës 7 qershor (e premte) dhe nuk është vizituar nga institucionet.

Ramadani ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, që t’i kompensoj bujqit për dëmet, ndërsa drejtoria e bujqësisë t’i trajtoj me prioritet në subvencion dhe ndihna tjera bujqit e lokaliteteve të goditura nga breshëri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.