FIDANISHTJA

Rapsodi historike : Veli Dedi – hero i popullit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi/ Nga Medvegja e përtej deti – Nuk harrohet Veli Dedi! Le n’ Dediq – në Jabllanicë,
N’ djep të trimave t’ shqiptarisë!

Më 5 Prill 1912,
U lind trimi i vërtetë !
Në Dediq, afër Medvegjës,
Që shkëlqeu si drita e rrezes !

Në Medvegjë e në Gazdar –
Kreu shkollimin fillestar !
Në gjimnazin e Leskocit –
Ndër shkollar s’i gjendej shoqi !

Prindërit mburreshin me këtë evlat –
Mori rrugë për Beograd !…
Mori rrugë drejt diturisë –
N’ Fakultet t’ Makinerisë !

Shkoi në Shkup, Veliu i ri –
Me qëllim që t’ shkojë n’ Turqi !

Më 1932 –
Në një firmë n’ punë kishte hy !
Por, një shkrim i Bedri Pejanit –
Ndërroi mendimin e Veli djalit !
Hoqi mendjen prej Turqisë –
Mori rrugën drejt Shqipërisë !
Në Shqipëri kishte merak –
Që të bëhej ushtarak !
Por, për t’iu rrekur kësaj lame –
Duhej ditur gjuhën italiane !
Por, Veliu nuk u dorëzua –
Shumë shpejt gjuhën e kishte mësua !

N’ Akademi ishte regjistrua –
Ëndrrën e jetës me e realizua !
Gjatë qëndrimit në Shqipëri,
Dhe studimeve në Itali,
U njoftua në rrugë të mbarë –
Me shumë patriotë shqiptarë !…
Ndër ta ishte Bedri Pejani –
Me te mburrej gjithë vatani !
Njohu Rexhep Mitrovicën –
Vëlla e gjak me Azem Galicën !
U njoh me Emrush Miftarin –
Burrë i nderit, bir shqiptarin !
Njohu Ibrahim Gjakovën –
Që nderonin mbarë Kosovën !
Njohu Sali Vuçitërrnën –
Që urrenin tmerrin, therën !
U njoftua me Xhemajl Kadën –
N’ histori shkruan dekadën !
U njoftua me Asim Vokshin –
Nderuan Shkodrën, Taraboshin !…
U njoh me shumë trima tjerë –
Që Atdheut i bënë nderë !

Më 1933 –
Hyn Veliu, n’rrugë të re !…
Anëtarësohet n’ Komitet t’ Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës !
Në Spanjë plasë luftë qytetare –
Veliu, shkoi n’ bazë vullnetare !
Luftë pas lufte nëpër teren –
Më 1937 gradohet kapiten !

Hidromorava

Më 1938 –
Dekorohet me gradë t’ vërtetë !
Me Urdhrin e Kavalierit të Lirisë –
Nderohet biri i shqiptarisë !
Veli Dedit i shtohet ndera –
E merr titullin :”No Pasera” !
Gradë pas grade u vendos –
Shef Operativ i Divizionit t’ Ebros !
Pas mbarimit të luftës n’ Spanjë –
Veli Dedi vendoset n’ Francë !
Në një kamp të përqendrimit –
Shpejt mësoi gjuhën e komunikimit !
Si ushtarak i rryer n’ degë specialiste –
Shpejt inkuadrohet n’ grupet antifashiste !
Për shkathtësi, aftësi, vizione verifikohet –
Komandant njësiti shumë shpejt emërtohet !
Komandant i Forcave Çlirimtare –
Për Departamentin e Marsejës !
Për zotësi dhe për guxim –
E shpallin:”Shqiptari trim” !
Ai me njësi t’ vogla të betejës –
Operonte n’ rrugët e Marsejës !
I thyente njësitet specialiste –
Forca shumë më t’ mëdha fashiste !
Nën drejtim të tij, në sajë t’ aftësisë –
Dorëzohen 37 mijë fashistë !
Të cilët shumë ashpër po luftonin –
Tërë Marsejën donin ta rrënonin !

Veli Dedi e dinte metodën –
Shpejt i bindi që të dorëzohen !
N’ bazë t’ konventave ndërkombëtare
Dhe në mënyrë profesionale !
Madje në hollësi ishin siguruar –
Njësitet franceze që ua kishin garantuar !
Veli Dedi bukur e dinte anglishten ,
Po ashtu e fliste edhe gjermanishten …
Biseda për trima, gjithmonë seç e joshte –
Për Hasan Prishtinën, me krenari thoshte:
“N’ jetën time, tri herë kam qëndruar gatitu –
Para shpirtit, zemrës, mendjes së tij të ndritur …
Herën e parë, barrë e akullt m’ kaploi shpinës –
Kur dëgjova lajmin për vrasjen e Hasan Prishtinës !
Herën e dytë, n’ letra kur i kam lexuar –
Kujtimet e tij, që i ka lanë të shkruar !…
Kishte shkruar për luftëra dhe ngjarje gjithë fare ,
Kishte shkruar bindshëm për Kryengritjen Shqiptare –
Që ka ndodhë n’Kosovë më 1912,

N’ faqe të pashlyera – kujtim na i la për jetë !
Herën e tretë, n’ vitin 1977 –
Mall e zjarr mu ngrinë anembanë në shtat !
Qëndrova gatitu si të isha ngri –
Kur eshtrat e Hasanit u sollën n’ Shqipëri”!
Sa të kthjellët e kishte mendjen –
Na e ka lënë të shkruar thënien:
“Kam frikë se po vdiqa , Kosovën pa e çliruar –
S’ do t’ më le t’ qetë dheu, n’ amshim për të pushuar “!

Gjeneralmajor Veli Dedi,
Ndërroi jetë në Tiranë …
Por, veprat nuk tretin –
Kujtim që na i ka lanë !

Ai, vdiq më 3 Shkurt,
T’ vitit 1995 –
N’ zemrat tona kurrë
Nuk do t’ ketë harresë !
Varrimi i gjeneralmajor Veli Dedit –
Iu bë me zakone dhe sipas adetit !
Me nderime t’ larta nga kreu i Atdheut –
U përcoll n’ amshim , burri i këtij dheut !
Nderime të larta iu banë prej Tiranës –
Luftëtarit trim – veteran i Spanjës !

Dhe si komandant n’ operacionet e çlirimit ,
T’ Departamentit t’ Marsejit, n’ frontet e luftimit !…
Si ushtarak besnik i kombit shqiptar –
N’ Rreth të Bajram Currit, gjithmonë prijatar !
Si deputet shumëvjeçar me punë dhe fitore –
Varrim me nderime të larta shtetërore !
Për meritat e mbarë truallit dhe rruzullit –
Në Shqipëri është shpallë Hero i Popullit !
Për ty, faqe t’ arta do t’ shkruaj historia –
S’ të harron Kosova, të nderon Shqipëria !/rajonipress/

Gjilan, më 25.02.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.