ARKATANA

Rapsodi historike : Trimëreshat e Gollakut

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

1. Vrasja e Qamile Saliqi, N’ Luftë t’ Zajçecit, buzë kufini, Kur me OZNA-në *1) luftoi Shahini, Bash në “Natën e Bozhiqit” – *2), Ia vranë gruen, Adem Saliqit! Vranë Qamilen, atë malësore, Te një përrua ra dëshmore.

Plumbi i shkaut për tokë e shtrini –
Kish nji djalë t’ vogël për gjini …
Djali e kish emnin Hysen,
Ishte i vogël, s’ dinte sen –
Kujton nana se po i flen’,
Ose kryet mos po i dhemb ?!…
Tue ikë nana prej dhunimit –
Mori rrugën e amshimit!…
Qamilen e Adem Saliqit –
E vranë plumbat e dorëfëlliqtit !
Porsi lule u shtri për toke –
Mbet Hyseni, pa nënëloke !
Bashkëluftëtarët e Liman trimit –
Donë me i shkue në ndihmë Shahinit !
Ngat Shahinit, kur janë afrue –
Atë Qamilen e gjetën n’ përrue ?!
Menxi ftyrën ia kanë njoftë ,
E kanë vra në ujë e n’ skllotë !
Ujë e skllotë e kishin mlue,
Kush ta sheh, ka me u trishtue !…
Mbi xhenaze, n’ atë trup të shkretë –
Nji za i tmerrshëm po pisket !
Nji za i tmerrshëm, nji za fëmije –
Nanës s’ vet po i bante thirrje !…
Nanës s’ vet i kish mbetë n’ gji –
Në atë përrue ku ishte shtri !
N’ ujë e n’ skllotë , ku ishte mlue –
Krejt me gjak ishte ckurrue !…
“Trimni t’ madhe “ kishte ba OZNA –
Kish lanë n’ borë këto dy kufoma !
I la n’ borë, në ujë e n’ skllotë –
Nji sabi, tue kajtë me lot !…
Nji sabi, që s’ dinte hile –
Mbet mbi trup t’ Nanës Qamile !…
Këto janë veprat e sllavizmit –
Që ia dinë rendin sadizmit !
Këto janë veprat e mizorit ,
Dhe t’ argatëve t’ okupatorit,
Që s’ kanë ftyrë, as nuk kanë shpirt –
Veç me e mbërri ndonji pozitë !…

*1) OZNA = Sërbisht : Odsek za narodnu odbranu , që në gjuhën shqipe do të thotë: Seksioni për mbrojtje popullore .
*2) Nata e Bozhiqit = Nata e Kërshëndellave ortodokse serbo-sllave .
***** Demir Krasniqi :”Këngë krismash lirie 2” – Gjilan, 2003, faqe 139-140.
Qamile Saliqi 2

Zgjohu , oj Qamile Saliqi –
Kanë vdekë OZNA e Papoviqi !…
Viçi , Biçi e Kallabiçi ,
Pobratimi e Kumoviqi !…
Fra e keqe – fara tradhtare ,
Për gjithmonë kanë dalë fare !
N’ historinë e gjithë Shqipërisë –
Kanë ngelë “Plehu i historisë” !
Zgjohu njëherë , motra Qamile –
Na pjekë flija hiq pa hile !
Na i pjek mirë petullat e flisë –
T’ i hajnë trimat e Lirisë !

ARKATANA

***** Demir Krasniqi:”Kushtrim Lirie” – Gjilan, 2005, faqe 79.
2. Rabë Pishtari

I.
N’ vatër t’ shpisë , ku ndizej zjarri –
Po lufton nji Rabë Pishtari .
N’ prag të shpisë, ku mësynë bullgari –
Lufton Raba – bijë shqiptari .
Sulm po banë si shqiponjë mali –
Për t’u mbrojtë nderi e morali !
Kjo trimneshë, bijë e shqiptarit –
Ia çau kokën në dysh bullgarit !
Gjeraqina e malësisë –
Mirë ia din mananë kacisë !
Mirë ia çau bullgarit kokën –
Me gjak t’ tij, e uli tokën !
Mitralozi n’ dorë t’ bullgarit –
Zbrazi plumba të rafalit ,
Ia shoi jetën Rabë Pishtarit ,
Që luftoi si zanë e malit !
Tue mbrojtë nderin , plang e votër –
Luftoi Raba me nji motër !
Tue mbrojtë nderin dhe oborrin –
N’ prag të shpisë e gjeti vorrin !
II. Ajete Pishtari
Duel Ajetja n’ çosh të votrës –
Me ia marrë hakun e motrës !
-Gajret banë , moj motra Rabë,
S’ ta len motra, gjakun falë !
Me sakicë , sa rreptë po i sjell –
N’ vend e preu nji oficer !
Oficer dhe nji ushtar ,
Që të dy ishin bullgar .
Mirë Ajetja e luen sakicën –
Krejt bullgarët desh u shashtrisën !
Përmbi krye iu rrinë sakica –
S’ po i pret mali, as Jabllanica !
Fort qëndruen Raba e Ajetja –
S’i frikësoi pushka, as vdekja !
Nuk iu dhimbtë gjaku, as jeta –
Për me vdekë për troje t’ veta !
Këto dy motra – dy kunata ,
Nuk iu trembën pushkëve t’ gjata !
Para tytave t’ barbarisë –
Ranë si lulet n’ prag të shpisë !
Tue mbrojtë rritën e fëmisë ,
Tue mbrojtë pragun e shtëpisë ,
Këto trimnesha të malësisë –
Rritën famën e shqiptarisë !
Ku dhanë jetë tue mbrojtë oborrin –
Aty djali ua bani vorrin !
Te nji lis , përskaj shtëpisë –
Me i ba hije gjithë Shqipnisë !

***** Demir Krasniqi :”Kushtrim Lirie “ – Gjilan, 2005, faqe 19.
3. Hanife Rushiti

Hafife Rushiti – sokolica ,
Vajzë e rritun nga Beshtica .
Erdhi nuse n’ log t’ burrnisë –
N’ Velegllavë , n’ atë djep t’ trimnisë !
S’e trembë pushka, s’e trembë thika –
U rrokë me shkije fyta – fyta !
Fyt për fyti në kapixhik –
Si me kanë ndo ‘i burrë kreshnik !…
Kurrë ditë t’ bardha nuk panë shqiptarët –
Sa nga shkijet, sa nga bullgarët !…
Tue na vra, tue na plaçkitë –
S’ na lanë bukë, as fëminë me i rritë !
Nanë Hanifja, tetëdhjetë vjet ,
N’ prag të shpisë e n’ oborr t’ vet ,
Nuk priton hiq me dhanë jetë –
Lufton trimja me nji çetë !
Një çetë serbë , nji çetë komitë ,
Që kanë dalë për me i plaçkitë ,
Me u marrë ftyrën , me i koritë –
Nji malësore iu duel në pritë !
Nji çetë hajna e mësynë katunin –
Nanë Hanifja e theu Kanunin !
Si burrneshë e luejti hunin –
Shkaut të shkinës – ia shkundi trunin !
Mirë e luejti hunin e gardhit –
N’ pocerrkë t’ kresë ia dathi shkavit !
E la t’ shtrimë përpara pragit –
Mbrojti nderin e shqiptarit !
Tue mbrojtë pragun e shtëpisë,
Tue mbrojtë nderin e shqiptarië ,
Ra nga plumbat e Serbisë –
Iu ba lule gjithë malësisë !
***** Demir Krasniqi :”Kushtrim Lirie “ – Gjilan, 2005, faqe 21./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.