RCCOLA

Raportuesja e PE-së presidentit Thaçi: Mos luaj me Kushtetutën derisa populli po vdes

/ 1 minutë lexim

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka dërguar një porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.

Përmes një cicërime në Tëiter, Von Cramon ka thënë se Presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është mençuri të shpërndahet qeveria aktuale.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes. Do të ishte këshilla ime. COVIDー19”, ka shkruar ajo

KKGJILAN

Në ndërkohë, Von Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.

“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj se do të vlerësohet nga Këshilli i BE-së që t’i jap dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon./express/