Hidromorava

Raportuesi i ri për Kosovën: S’ka liberalizim të vizave pa ratifikim të demarkacionit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën efektive kundër korrupsionit janë kushtet që Qeveria e Kosovës duhet ti plotësoj për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

“Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një nga dy kriteret e papërmbushura për liberalizimin e vizave. Tjetri, gjithashtu shumë e rëndësishme, lufta efektive kundër korrupsionit, sidomos në nivelin e lartë. Nga ana tjetër, formimi i komunave serbe nuk është një kusht për marrjen e liberalizimit të vizave . Kjo është një nga shumë marrëveshje të pazbatuara, në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Soltes në një intervistë për portalin europeanwesternbalkans.

Soltes shtoi se procesi i demarkacionit me Malin e Zi dhe formimin e komunave serbe nuk duhet të jetë i lidhur apo manipuluar me ato në asnjë mënyrë.

Pengesat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës kanë qenë zbatimi i reformave, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Uji Dea

“Si në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave është thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe progresin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me prioritet të lartë është për Serbisë, si dhe përfshirjen e plotë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë raportuesi PE për Kosovën.

Soltes, i cili kohët e fundit tha se “sfida më e madhe” e tij do të jetë fakti se pesë anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të paraqesin pengesa të mëtejme për integrimin e Kosovës, por sipas tij diplomacia evropiane nganjëherë mund të jetë mjaft kreative.

Ai tha se përparimi në zbatimin e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen e afërt “, varet nga vullneti i sinqertë i të të dy vendeve për të ecur përpara, por shtoi se Serbia dhe Kosova janë të vetëdijshëm se përparimi i tyre në rrugën evropiane lidhet me përparimet në dialog./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.