Hidromorava

Raportuesi i BE-së për Serbinë: S’ka fillim të dialogut deri sa s’ka një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Raportuesi i BE’së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimír Bilcik ka thënë se nuk do të ketë rinisje të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit derisa në Kosovë nuk ka një qeveri të qëndrueshme dhe rrethana të qarta.

“Nëse nuk ka qartësi dhe qeveri të qëndrueshme në Kosovë, dialogu me Serbinë nuk do të fillojë “, ka thënë sllovaku për Euractiv, transmeton Gazeta Express.

Bilcik gjithashtu ka folur edhe për kritikat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtim të Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Sipas euro parlamentarit ato nuk kanë synim që të delegjitimojnë Lajçakun si person por BE’në si një akter në proces.

Mobi Casa

“Nuk ka të bëjë me delegjitimimin e Lajcakut si person. Ka të bëjë më delegjitimimin e BE’së si një akter”, ka thënë tutje ai.

Derisa analisti Toby Vogel i cili është pjesë e Democratization Council Policy ka thënë se zgjedhja e Lajçak ishte e gabuar, duke përmendur faktin që ai vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Megjithatë Vogel ka thënë se është për t’u vlerësuar fakti që Lajçak ka dalë kundër idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.