UBT

Raportim i vështirë i Mustafës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

“Luftë” e ashpër politike pritet të zhvillohet të martën në Kuvendin e Kosovës, kur do të raportojë kryeministri, Isa Mustafa, për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë. Kjo për shkak të kundërshtimeve të opozitës, të cilët po kërkojnë nga kryeministri anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë apo siç e quajnë ata, “Zajednicës”.

Nëse Qeveria nuk e anulon Marrëveshjen për “Zajednicën”, sipas opozitarëve, nëpërmjet protestave do të rrëzohet edhe ekzekutivi, edhe Marrëveshja.

FIDANISHTJA

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë të premten për “Zërin” se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk është frikësuar për të raportuar para deputetëve për marrëveshjet e 25 gushtit, ndërsa ka thënë se arsyet e kërkesës për t’u shtyrë raportimi janë bërë publike.

Abrashi më tej ka thënë se kryeministri është i përkushtuar të kontribuojë që raportimet e tij dhe debatet në Kuvend të jenë përmbajtjesore dhe të mos mbesin çështje të pasqaruara./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.