GRANDEMALL

Raporti i Tanja Fajon: Pa ratifikimin e Demarkacionit nuk ka viza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Kuvendin e Kosovës sot do të dalë për votim ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndonëse ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet, një gjë është e sigurt. Bashkimi Evropian nuk do të marrë në konsideratë liberalizimin me Kosovën nëse kjo marrëveshje nuk kalon. Kjo gjë është cekur edhe në draft-raportin e fundit që raportuesja për liberalizimin e vizave në Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka hartuar dhe do t’ia dërgojë më 5 shtator këtij Parlamenti.

Draft-raporti, i cili përmban 11 amendamente, ka detajizuar edhe një herë kriteret e fundit që Kosova duhet të përmbushë për të fituar liberalizimin. Amendamenti i 8-të i këtij draft-raporti decidivisht përcakton se Kosova megjithëse ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave derisa ky raport të hyjë në fuqi, duhet të ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tekstin e propozuar nga Komisioni Evropian ndër të tjera thuhet kështu:

UBT

“Kosova ka përmbushur kërkesat në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Në bazë të detyrave dhe llogaritjes së kritereve të listuara në artikullin 1 të Rregullores së Këshillit të Evropës, është e përshtatshme që të heqim njerëzit nga Kosova nga kërkesat për viza kur janë duke udhëtuar në territorin e ndonjë vendi anëtar”. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.