ARKATANA

Raporti i ri, ngecjet e vjetra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin e shteteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Njohës të proceseve integruese thonë se edhe në këtë raport për Kosovën do të përsëriten kritikat që janë dhënë në të kaluarën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komisioni Evropian të martën do të publikojë Raportin për Kosovën (siç njihej më herët Raporti i Progresit), në të cilin pritet të jepen vërejtjet e njëjta sikur në raportet e kaluara.

Kritikat kryesore pritet të bëhen për politizimin e administratës publike, politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura, mungesë të zhvillimit ekonomik, mungesë të përparimit të cilësisë së arsimit, etj.

UBT

Njohës të proceseve integruese thonë për “Zërin” se vlerësim relativisht më i mirë mund të jepet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, megjithëse thonë se edhe këtu do të theksohet pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike.

Zyra e Kryeministrit nuk ka deklaruar nëse pret vlerësim pozitiv për Kosovën nga Komisioni Evropian.

“Qeveria e Kosovës pret që raporti i sivjetmë të reflektojë realitetin në Kosovë duke i paraqitur të arriturat tona dhe gjithashtu sfidat që na presin”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.