Hidromorava

Raporti i punës së Lutfi Hazirit vlerësohet pozitivisht nga këshilltarët e LDK-së

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit me kujdes të veçantë e ka trajtuar Raportin Vjetor të Punës së Zyrës së Kryetarit për vitin 2018. Përmes këtij raporti, ne këshilltarët komunal e shohim njëkohësisht edhe qëllimin e mirë të përpiluesve të raportit që vazhdimisht të na mbajë të informuar neve të zgjedhurve të popullit dhe njëkohësisht edhe të paraqes punën e Qeverise Komunale për periudhën janar-dhjetor 2018 ka thënë Avdyl Aliu shef i grupit të këshilltarëve komunal.

Shihet se kemi të bëjmë me një raport të përgatitur mirë, i cili paraqet një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për periudhën janar-dhjetor 2018. Sipas parimit të vazhdimësisë, tash e pesë vite me radhë, është instaluar një komunikim i shkëlqyeshëm i ekzekutivit me legjislativin, e gjithë kjo në favor të zgjidhjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të komunës.

Vazhdohet me nivelin e lartë të interesimit dhe angazhimit për me mbajt drejtimin e duhur në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, e gjithë kjo duke u bazuar në kompetencat e plota ligjore. Gjithashtu, vazhdohet edhe më tutje me disiplinën buxhetore nëpër të gjithë resorët.

Duke u bazuar në raportet e drejtorive, vërehet se aktivitetet gjatë vitit 2018 kanë shënuar rritje në krahasim me periudhat e njëjta të viteve paraprake, janë “kurdisë” shumë projekte për vitet e ardhshme dhe që pritet të “shpërthejnë” në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe disa prej tyre do të vazhdojnë edhe në vitet tjera (mega-projektet). Pra, jemi dëshmitarë të një përkushtimi, më të madhin deri më tani në të gjitha fushat.

UBT

Është vlerësimi i këshilltarëve të LDK-së se viti i parë i këtij mandati iku mjaftë shpejtë, por në këmbim të kësaj kohe të ikur na kanë mbetur për kujtim shumë punë të realizuara. Raporti në fund në mënyrë të qartë i paraqet edhe sfidat e identifikuar gjatë kësaj periudhe, gjithashtu edhe zotimin së ato sfida do të jenë në objektiv të punës në vazhdim. Ndër sfidat kryesore vlenë të theksohet mungesa e disa kuadrove në disa resorë si pasojë e suspendimit të tyre nga ana e kryetarit Haziri me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepër penale të krimit të organizuar (ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të tjerët).

Vlerësimet e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës duket qartë se dallojnë aty-këtu, të gjithë kuvendarët e kanë syrin e vet se si e shohin dhe pastaj si e vlerësojnë këtë raport.

Por, mos të harrojmë se vlerësimin më të mirë e ka bërë qytetari i Komunës së Gjilanit , duke e mveshur me besim kryetarin Lutfi Haziri në tre mandate (dy radhazi). Ne, GK të LDK-së e vlerësojmë qëllimin e mirë të kryetarit të komunës për të raportuar drejtë dhe me kohë, gjithashtu inkurajojmë që të vazhdohet më tutje në nivelin tjetër thuhet në reagimin e Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.