UBT

Raporti i Progresit për Kosovën: Tenderët e korrupsioni, problemet më të mëdha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Korrupsioni si pasojë e manipulimeve me tenderë do të jetë kritika më e ashpër në Raportin e Progresit për këtë vit, i cili zyrtarisht do të publikohet nesër në orët e pasdites.

Raporti i Progresit është një dokument vlerësues për periudhën 12 mujore të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Indeksonline e ka siguruar një kopje të këtij raporti dhe në vijim do të bëjë një përmbledhje të disa prej pikave kryesore të këtij dokumenti.

Raporti edhe sivjet do të kritikojë ashpër Kosovën, duke vlerësuar se korrupsioni në fushën e prokurimit publik do të konsiderohet si më i përhapuri.

Sa i përket çështjes së korrupsionit, Komisioni Evropian do të kritikojë edhe Këshillin Kundër Korrupsionit, pasi ai vlerësohet si jo funksional.

Raporti gjithashtu e kritikon edhe mungesën e zbatimit të strategjisë kundër-korrupsionit.

ARKATANA

Ashtu siç pritej, mos krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit do të përmendet si ngjarje negative, ndërsa Kuvendi i Kosovës do të kritikohet edhe për mungesë të transparencës në emërimet për autoritetet e ndryshme rregullative.

Sidoqoftë, ka disa vlerësime pozitive, siç është miratimi i letrave të Presidentes së Kosovës dhe BE-së në lidhje me misionin e EULEX-it dhe miratimi i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me hetimin e akuzave që fillimisht janë bërë në raportin e Dick Martit.

Një nga vlerësimet pozitive për qeverinë do të jetë “rritja e kapaciteteve në trajtimin e sfidave që dalin nga procesi i integrimit evropian, sidomos ato që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

Mirëpo, rritja e pagave për shërbyesit civilë dhe mungesa e reformimit të Administratës Publike do të kritikohet ashpër në raport.

Si një tjetër vlerësim pozitiv për qeverinë përmendet edhe krijimi i një grupi këshillëdhënës për çështjet që kanë të bëjnë për pjesëtarët e komunitetin LGBT.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.