ARKATANA

Raporti i Progresit në qendër të vëmendjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka filluar një takim konsultues me organizatat e Shoqërisë Civile për Raportin e Progresit të vendit 2015 dhe takimin plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA).

Këto konsultime po bëhen një ditë para takimit plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit me Qeverinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, këto konsultime me organizata kanë për qëllim që të diskutojnë progresin e arritur deri më tash, hapat e rëndësishëm të ardhshëm dhe identifikimi i prioriteteve kryesore të Kosovës nga pikëpamja e Raportit të ardhshëm të Progresit dhe takimit plenar të DPSA-së.

FIDANISHTJA

Diskutimet do të organizohen në pesë panele tematike (grupe të ndara sipas temave) mbi klimën e punës për OShC-të në Kosovë, situatën ekonomike, funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, për raportin e progresit do të flitet sot edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët raportim i përfaqësuesve të ministri së së Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës dhe Tregtisë dhe Industrisë lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.