Raporti i progresit, dëshmoj se Europa më primare e ka krimin dhe korrupsionin se sa “njohjen reciproke” (të Dulles!) me Serbinë!

/ 2 minuta lexim

Nga Fadil Maloku – Duke pritur skanimin e gjendjes në Kosovë, jam shumë i bindur që të gjeturat e reja që do i has ky komision do jenë teresisht të njejta, për të mos thënë një copy paste e Shqipërisë!

1. Duke iu adresuar raportit të fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku zakonisht identifikohen sferat ku vendet e tranzicionit kanë dobësi të theksuara në konsolidimin e institucioneve si bartëse të transformimit të shtetësisë dhe proceseve integruese…

2. Edhe sivjet ky raport, përveç temave rreth korrupsionit, krimit të organizuar, lirive të medieve dhe atyre të njeriut në Shqipëri, ka identifikuar edhe një margaritar (që tashmë në mentalitetin (dez)integrues Europian është anakronik dhe i tejkaluar!) të ri që tërheqë vëmendjen e tyre(por, jo edhe tonën, ngaqë, ne e njohim vetën tonë!).

Uji Dea

3. Margaritari i gjetur në raportin e progresit është ai i inateve, përçarjes, linçimit dhe denigrimit të kundërshtarit ideologjik me të gjitha mjetet demokratike (fyrjet nga më të ndryshme) dhe jodemokratike (demonizimi vend e pa vend i kundërshtarit)!

Duke pritur skanimin e gjendjes në Kosovë, jam shumë i bindur që të gjeturat e reja që do i has ky komision do jenë teresisht të njejta, për të mos thënë një copy paste e Shqipërisë!

Po e prejudikoj pakëz raportin, por, duke u nisur nga paradigma e njohur se; kemi mentalitet të njejté si shqiptar, është e natyrshme të presim edhe sindromin e njejtë! Por, Për Komisionin Europian, më të rëndësishme janē luftimi i krimit, ai korrupsionit dhe i sundimit të ligjit, se sa bisedimet Serbinë!? Kjo nënkupton që Qeveria Hoti duhet të reflektoj më shumë lidhur me monotonine dhe shqetësimin që është duke e shkakuar me ripërsëritjen e sintagmes për “njohjen reciproke” me Serbinë. Sepse, Europës më shumë është kah i intereson luftimi i krimit e korrupsionit, se me na njohur Serbia!