RCCOLA

Raporti i Obama’s: Haradinaj kishte lidhje me Naser Kelmendin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Njeriu më i besueshëm i tij (Naser Kelmendit) është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si ‘shef i mafisë shqiptare në Bosnje e Hercegovinë’. Ai raportohet se ka lidhje me edhe me biznesmenin kosovar, Ekrem Lluka, me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me malazezët, Rok Stanaj dhe Safet Kalic, thuhet në raportin e nënshkruar nga presidenti amerikan, Barack Obama. Nga ana tjetër, njëri ndër njerëzit më të kërkuar në Ballkan jetonte i qetë në një lagje të Prishtinës, në fqinjësi me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Barjam Rexhepi.

Në raportin e Departamentit amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, thuhet se, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, është njeri që mban lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin. Bazuar në një fletarresti ndërkombëtar, ky i fundit u arrestua ditë më parë në lagjen Mat, të kryeqytetit të Kosovës.

Naser Kelmendi dyshohet për vrasje, por edhe për atë se, në bashkëpunim me personat e tjerë që përmenden në raport, organizoi blerjen, transportin dhe shitjen e drogës nga Amerika Jugore dhe Turqia në Kosovë, Serbi,Bosnje e Hercegovinë (BeH), Kroaci dhe nëpër vendet e ndryshme të Europës.

Në raportin zyrtar të Departamentit amerikan të Thesarit, mes tjerash, thuhet se:

“Presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar Kongresin për sanksionimin e Naser Kelmendit, sipas ligjit Kingpin, i cili implementohet nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme të Departamentit amerikan të Thesarit”.

Mobi Casa

Sipas po këtij raporti, Naser Klemendi, bijtë e tij, Elvisi,Liridoni dhe Besniku, dhe i vëllai, Beqiri, posedojnë disa biznese në BeH, Mal të Zi , Serbi dhe Kosovë, në mesin e të cilëve edhe hotele dhe kompani për transportin e natës. Veç kësaj, Kelmendi kishte kontrata edhe me disa biznesmenë të mëdhenj boshnjakë, si ajo me biznesmenin me patundshmëri, Fahrudin Radoncic – i cili aktualisht është pronar i gazetës më të madhe ditore në BeH, ‘Dnevni Avaz’, dhe ministër i Sigurisë në BeH. Veç kësaj, Departamenti i Thesarit në raport përmend edhe “lidhjet e Kelmendit me dy liderët e njohur ushtarakë boshnjakë të kohës së luftës, ish-komandantin e mbrojtjes së Srebrenicës, Naser Oric, dhe kolonelin e ushtrisë së BeH, Nihad Bojagic”.

“Njeriu më i besueshëm i tij është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si ‘shef i mafisë shqiptare në Bosnje e Hercegovinë’. Ai raportohet se ka lidhje me edhe me biznesmenin kosovar, Ekrem Lluka, me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me malazezët, Rok Stanaj dhe Safet Kalic”, nënvizohet tutje në raportin e presidentit amerikan.

Nga ana tjetër, lideri i AAK’së, ka mohuar kategorikisht çfarëdo lidhje me Kelmendin. Nëpërmjet këshilltarit të tij, Avni Arifi, ish-kryeministri Haradinaj ka hedhur poshtë të premten çfarëdo lidhje me Kelmendin.

“Kurrë në jetë nuk e kam njohur. Kurrë në jetë nuk e kam takuar. Kurrë në jetë nuk kam folur me të. Për herë të parë kamë dëgjuar për të kur, kohëve të fundit, ka dalë në media”, citoi Arifi fjalët e Haradinajt.

Në ndërkohë, Naser Kelmendi duket se ka jetuar për muaj të tërë në lagjen Mat, gjegjësisht në të njëjtin bllok të banesave ku jeton edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi. Banesa e Kelmendit me atë të Rexhepit janë rreth 100 metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve kem,endi kishte hyrë e dalë lirshëm nga atje, ishte vizituar nga shumë miq e partnerë – zakonisht me vetura me targa të Malit të Zi, të cilat parkoheshin “para hundëve” të eskortës së përditshme të ministrit Rexhepi.(express)