ARKATANA

Raporti i dështimit!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, në të cilin theksohet nevoja për luftim më të madh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, duke mos dhënë kështu shpresa për liberalizim të shpejtë të vizave për kosovarët. Në raport po ashtu thuhet se administrata dhe gjyqësori janë të ndikuar nga politika, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vërejtje të shumta për institucionet e vendit janë përsëritur edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën. Politizimi i administratës publike, politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike, mungesa e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e zhvillimit ekonomik e mungesa e përparimit të cilësisë së arsimit janë disa nga vërejtjet kryesore që jepen ndaj Kosovës.

Uji Dea

Ndërkohë, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk japin data se kur do të mundë të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën. Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kosovarët janë lodhur me raporte dhe se liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë, shkruan tutje “Zëri”.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, zyrtarët e lartë të BE-së thanë se Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë disa përparime dhe po vazhdojnë negociatat në procesin e përafrimit me BE-në, ndërkohë që është lansuar hapja e negociatave edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kurse Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në rrugën e përmbushjes së kritereve evropiane para se të mundë të llogarisin në negociatat e anëtarësimit…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.