Mobi Casa

Raporti i DASH, Krasniqi: U shpërfaq fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, me Kurtin e Berishajn raportet do të përkeqësohen

/ 3 minuta lexim
HW

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.

Lidhur me të gjeturat e këtij raporti, ka reaguar opozita në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan kreu i PDK-së.

FIDANISHTJA

Sipas Krasniqit, me kryeministrin Kurti në Qeveri dhe me Martin Berishajn si ambasador me skandale, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.

“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, shkruan Krasniqi.

Reagim ka pasur edhe nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë dhe të korruptuar.

“Çka do të thotë shumica dhe Qeveria për Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, për Kosovë, për vitin 2022? Ndër të tjera raporti thotë: “… korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri; mungesë e hetimit dhe llogaridhënies për dhunën në baza gjinore …”. Qeveri e paaftë dhe e korruptuar!”,ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.