Hidromorava

Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia me një mjet të fortë. Kështu tha avokati i familjes Dehari Tomë Gashi pasi që ka marrë raportin e Mjekësisë Ligjore.“Në raport thuhet se Astriti ka vdekur nga asfiksia i shkaktuar nga një mjet i fortë. Ne do ta studiojmë këtë raport dhe do të dalim me një komunikatë”, tha Gashi.

Avokati i Deharëve ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me atë që Prokuroria nuk ka lejuar që provat dhe fotografitë nga qelia ku ishte Astrit Dehari t’i ketë në dispozicion.

I pyetur nëse në raport të autopsisë ceket edhe se kush e ka shkaktuar asfiksinë Gashi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore jep vetëm shkakun e vdekjes ndërsa me provat tjera do të merret Prokuroria.

Uji Dea

Gashi edhe njëherë ka kërkuar nga prokurori i çështjes që të gjithë materialin që posedojnë ta kenë edhe ekspertët e angazhuar nga familja e Astrit Deharit.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit.

Ai dyshohej për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.