Mobi Casa

Raporti amerikan: Dhuna e opozitës dhe mosndëshkimi i korrupsionit, probleme të mëdha të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në vendet e botës. Një pjesë e Raportit të Vendeve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2016 i është kushtuar edhe Kosovës.

Në raportin e kësaj zyre thuhet se dhuna e opozitës dhe mosndëshkimi i korrupsionit përbëjnë probleme të mëdha të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ja çfarë thuhet në pjesën e raportit për Kosovën:

Sa i përket Kosovës, një prej problemeve më serioze të të drejtave të njeriut ka qenë dëmtimi shpeshherë i dhunshëm i Parlamentit nga deputetët opozitarë, të cilët kanë deklaruar haptas se qëllimi i tyre ka qenë pengimi i debatit të lirë dhe miratimi i legjislacionit.

FIDANISHTJA

Korrupsioni qeveritar dhe korrupsioni në sektorin privat, bashkë me mosndëshkimin e veprave të korrupsionit, ka mbetur një problem i madh i të drejtave të njeriut. Ndonëse ligji parasheh ndëshkime penale për korrupsion nga ana e zyrtarëve, Qeveria nuk ka zbatuar ligjin si duhet. Përveç kësaj, mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit ka kontribuuar dukshëm në këtë problem.

Liritë e mediave janë shkelur. Përderisa Qeveria përgjithësisht ka respektuar liritë e mediave, raportet e besueshme kanë vlerësuar vazhdimisht se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese, dhe grupet radikale fetare, janë munduar të kërcënojnë përfaqësuesit e mediave. Mediat po ashtu janë përballur me vështirësi në sigurimin e informatave nga Qeveria dhe institucionet publike, siç parasheh ligji.

Tensionet ndëretnike dhe problemet e vërteta dhe të perceptuara të sigurisë kanë kufizuar lirinë e lëvizjes.

Po ashtu, kufizimet ndaj lirisë fetare kanë përfshirë dëmtimin e objekteve fetare dhe kufizime ndaj lirisë së të praktikuarit të besimit për pelegrinët ortodoksë serbë. Përveç kësaj, problemet e sigurisë kanë ulur numrin e serbëve të zhvendosur të Kosovës që duan të kthehen në vend. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.