Fundamenti

Raport alarmant për furnizim me ilaçe

/ 1 minutë lexim

Një raport intern që nga drejtoresha e Barnatores Qendrore e QKUK-së Enkelejda Gjonbalaj i është adresuar drejtorit të QKUK-së Nijazi Gashit, flet për gjendje alarmante sa i përket furnizimit me ilaçe në qendrën më të madhe spitalore në Kosovë.

Raporti i siguruar nga gazeta, sqaron se Ministria e Shëndetësisë ka arritur ta furnizojë QKUK-në me barna brenda tre muajve të parë të vitit vetëm 39 për qind.

UBT

Ndërkaq, furnizimi me citostatikë, ilaçe këto që përdoren për pacientët me kancer, raportohet edhe më i ulët. Sipas raportit të punës, shihet se furnizimi me citostatikë në QKUK ka qenë vetëm 31 për qind (Tribuna).