Ranilluku kërkon ndryshimin e statutit, kërkon edhe tri drejtori

Ranilluk – Me iniciativën e kryetarit të komunës dhe sugjerimin e Auditorit të Përgjithshëm, komuna e Ranillugut ka organizuar debat që të tregojnë nevojën për të hapur edhe tri drejtori siç thuhet në propozimin e ndryshimit dhe të plotësimit të Statutit për të cilat është diskutuar në një debat.
Komuna e Ranillukut ka mbajtur një debat publikë me temën „Ndryshimi dhe plotësimi i Statutit të komunës së Ranillugut“ i cili është mbajtur në ndërtesën e komunës në Domaroc.
Debatin e ka hapur dhe udhëhequr kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ranillugut, Sasha Aleksić, deri sa në të njëjtën kanë marrë pjesë kryetari i komunës Gradimir Mikić, delegatët e Kuvendit Komunal të Ranillugut, drejtorët e drejtorive dhe qytetarët.
Me iniciativën e kryetarit të komunës Gradimir Mikic dhe sugjerimin e Auditorit të Përgjithshëm, komuna e Ranillugut ka organizuar debat që të tregojnë nevojën për të hapur edhe tri drejtori siç thuhet në propozimin e ndryshimit dhe të plotësimit të Statutit për të cilat është diskutuar sot.
“Dëgjimi publik është organizuar për të ju prezantuar qytetarëve të komunës synimet në lidhje me këtë situatë dhe në mënyrë që ata vetë të kyçen në këtë proces. Qytetarët tanë me anë të kësaj kanë pasur mundësin që të përfshihen dhe të japin sugjerimet dhe propozimet tyre që të kontribuojnë që i njëjti të ndërrohet, i cili do të rezultojë në ofrimin më të mirë dhe shërbime cilësore për qytetarët” ka thënë Mikic.
Tre drejtoritë që janë të nevojshme dhe se komuna vetë ka kërkuar ndryshim në statut janë: Drejtoria e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, Drejtoria e Inspektimeve dhe Zhvillimi Ekonomik dhe drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikimit Hapësinor./rajonipress/