United Hospital

Ranillugu synon transparencën dhe qasjen në dokumentet zyrtare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, është mbajtur punëtoria në Ropotovë komuna e Ranillugut, me temën transparenca, pjesëmarrja në menaxhimin e buxhetit, qasja ndaj informacionit dhe dokumenteve publik, dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në vendimmarrje. Tryeza mblodhi 27 pjesëmarrës zyrtarë komunal dhe shoqëria civile.

Zyrtari i zyrës se informimit, Aleksandar Stojanovic, bëri me dije se deri me tani në komunën e Ranillugut nuk është paraqitur asnjë kërkesë mbi qasjen në dokumente zyrtare , mirëpo deri me tani ne si zyre e informimit i kemi publikuar në webfaqe të gjitha aktivitetet e komunës duke përfshirë edhe vendimet , rregulloret etj.

Ndërsa, nënkryetari i komunës Titomir Stević, ka thënë se është i kënaqur me pjesëmarrjen e publikut ne vendimmarrje si dhe në debatet te cilat i organizon komuna , sa i përket transparencës komunale niveli i informimit të qytetarëve është i lartë pasi që ne i bëjmë të gjitha publikimet përmes webfaqës zyrtare, tabelave publike, broshurave dhe formave të tjera te njoftimit.

Dragisha Bujić, zyrtar për buxhet tha se komuna e Ranillugut nuk ka ndonjë listë se cilat dokumente zyrtare do të jenë të hapura për publikun mirëpo beson se me emërimin e një zyrtari se shpejti kuvendi do te bëjë edhe listën se cilat dokumente do të jenë publike dhe cilat jo dhe pastaj këtë listë do ta bëjnë publikë në webfaqen e komunës.

Uji Dea

Me tutje, ai shtoi se pjesëmarrja e publikut në planifikimin e buxhetit është i mirë, por ka ende hapësirë për përmirësim dhe me theks të veçantë një pjesëmarrje më e shtuar e shoqërisë civile dhe qytetarëve është e nevojshme.

OJQ-së, NOPM dhe stafit i mbetet të avokoj për emërimin e një zyrtari komunal për qasje në dokumente zyrtare i cili me gjasë shumë shpejtë do të emërohet nga kuvendi komunal i Ranillugut.

Në fund gjatë punëtorisë dolën konkluzionet dhe rekomandime për rritjen e transparencës, pjesëmarrjen e publikut në planifikimin e buxhetit dhe qasjen në dokumente zyrtare .

Komuna duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendim marrjes dhe transparencës. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri të Hapur – KFOS. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.