Fundamenti

Ranillugu shënon tre vjetorin e themelimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kemi arritur që nga komuna e Ranillugut të krijojmë një institucion të qëndrueshëm i cili mundë të shërbej si shembull se si duhet të duket një vetëqeverisje lokale. Do të vazhdojmë të punojmë me intensitet edhe më të madh dhe përkushtim në interes të qytetarëve dhe të bashkësisë, standardi i të gjithë banorëve nga viti në vit të ngrihet në një nivel më të lartë ka theksuar Gradimir Mikiq.

Kanë kaluar saktësisht tre vite që nga 5 janari i vitit 2010 nga mbajtja e seancës konstituive të formimit të komunës së re të Ranillugut, e cila në këtë edhe ka shënuar solemnisht ekzistimin e saj. “Me formimin e Komunës së re qytetarët e nacionalitetit serb dhe shqiptar si dhe nacionalitetet tjera që jetojnë në këto hapësira kanë fituar mundësi të reja për realizimin e të drejtave të tyre, si dhe mundësive të punësimit dhe ngritje të standardeve të jetës” kanë qenë fjalët e kryetarit të komunës të zgjedhur atëherë të Komunës së Ranillugut Gradimir Mikiq. Tre vite pas konstituimit të komunës, vetëqeverisja lokale, gjegjësisht prijësit,delegatët dhe zyrtarët e komunës së Ranillugut me kënaqësi kanë kujtuar tre vitet e kaluara dhe kanë cekur se rezultatet e arritura në atë periudhë.

Kryesuesi i Kuvendit të Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, ka falënderuar të gjithë delegatët, zyrtarët dhe udhëheqësin e komunës për përkushtimin dhe jo personalizimin në punë, e cila komunën e Ranillugut e ka vendosur në themele të forta dhe ka shprehur dëshirën për punë edhe më të mirë dhe përkushtim.

Kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq para zyrtarëve, delegatëve, udhëheqësish dhe bashkëpunëtorëve të komunës të pranishëm ka shprehur kënaqësinë për rezultate të arritura që komuna e Ranillugut ka shënuar në periudhën e kaluar. “Të gjitha rezultatet e arritura në këto tri vite të ekzistimit të komunës nuk do të ishin të mundshëm pa angazhimin jo vetjak të delegatëve të Kuvendit të Komunës, të zyrtarëve dhe drejtorëve të drejtorive. Kemi arritur që nga komuna e Ranillugut të krijojmë një institucion të qëndrueshëm i cili mundë të shërbej si shembull se si duhet të duket një vetëqeverisje lokale. Do të vazhdojmë të punojmë me intensitet edhe më të madh dhe përkushtim në interes të qytetarëve dhe të bashkësisë, standardi i të gjithë banorëve nga viti në vit të ngrihet në një nivel më të lartë” , ka theksuar Mikiq.

Eco Higjiena

Mikiq me drejtorët e drejtorive ka ndarë mirënjohje dhe dhurata modeste për punëtorët që më së tepërmi janë dëshmuar në periudhën e kaluar, si dhe mirënjohje për të gjitha organizatat ndërkombëtare që kanë ndihmuar në punën dhe avancimin e komunës së Ranillugut.

Mirënjohje dhe dhurata ju janë ndarë këtyre zyrtarëve:Aleksandar Stojanoviq, Marina Cuckiq, Dejan Stojkoviq, Lazim Bajrami, Ivan Jankoviq, Javorka Simiq Tasiq, Violeta Nikoliq, Srgjan Stankoviq, Rexhep Thaqi, Dragan Gjorgjeviq, Negovan Antiq, Negovan Simonoviq, Vlladimir Stojanoviq, Jasmina Jevtiq.

Mirënjohje janë ndarë : Projektit të USAID/DEMI, OEBS-it, CDF-it, Mercy Corps-it, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, LOGOS-it, UNHCR-it./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.