UBT

Ranillugu para investitorëve prezanton tri projekte

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lulzim Canaj tha se Komuna e Ranillugut para investitorëve ka dalë me tri projekte të rëndësishme.

Në organizim të USAID/DEMI-it, është mbajtur takimi në të cilin kanë marr pjesë kryetarët e komunave të Graçanicës, Parteshit, Kllokotit,dhe Shtërpcëc etj.

Komunën e Ranillugut në këtë ngjarje e ka përfaqësuar zëvendësi i kryetarit për bashkësi Lulzim Canaj. Të ftuar dhe njëherit të pranishëm kanë qenë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Christofer Dell, Shefi i misionit të ICO-s ,Piter Fejt, sekretari Permanent nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Besnik Osmani, Ministri për Vetëqeverisje Lokale ,Sllobodan Petroviq dhe shefi i projektit USAID/DEMI z-nja Ginka Kapitanova.

FITORJA

Tema e takimit ishte prezantimi i projekteve të realizuara në Komunat dhe nevoja për projekte të cilat në periudhën e ardhshme duhet të implementohen. Lulzim Canaj tha se është biseduar mbi ruajtjen e tokës pyjore, ndërrimin e tokës dhe të hyrat vetanake të komunave.

“Kryetarët e komunave kanë pasur mundësin që me këtë rast të prezantojnë projektet kapitale të realizuara, por edhe të njoftojnë investitorët potencial për projektet në të cilat duhet të investohet, për të cilat vet komunat nuk kanë mjete. Secila nga nëntë komunat prezentë ka pasur mundësin që të propozoj nga tre propozime për projekte që planifikon të implementoj në të ardhmen “tha Canaj.

Canaj tha se Komuna e Ranillugut para investitorëve ka dalë me tri projekte të rëndësishme duke kërkuar ,ndërtimin e murit mbrojtës të lumit në Moravë,asfaltimin e rrugës Rajanoc –Odoc dhe ndërtimin e sallës sportive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.