Ranillugu kursen energjinë në shkollat fillore
Gjilan – Projekti i kursimit të energjisë përbëhej nga zëvendësimi i pajisjeve të vjetruara në shkolla, si dhe zëvendësim dritareve, vendosja e fasadave të reja, zëvendësimi i pajisjeve për ngrohje dhe të ngjashme.
Ka filluar zbatimi i projektit “Kursimi i Energjisë”, në shkollat fillore, “Veljko Dugošević” në fshatin Ranillug dhe “Trajko Periq” në fshatin Ropotovë e Madhe.
Komuna e Ranillugut në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e gjendjes në shkollat fillore në komunën e Ranillugut e cila ishte angazhuar nga Komisioni Evropian bëri një projekt për kursimin e energjisë në shkollat e përmendura.
Projekti i kursimit të energjisë përbëhej nga zëvendësimi i pajisjeve të vjetruara në shkolla, si dhe zëvendësim dritareve, vendosja e fasadave të reja, zëvendësimi i pajisjeve për ngrohje dhe të ngjashme.
Pasi propozimi i është dërguar Komisionit Evropian, komuna e Ranillugut është përzgjedhur për të rinovuar dy shkolla fillore në kuadër të të projektit renovimi i 60 shkollave në tërë Kosovën.
Projekti ka filluar me zbatimin dhe dritaret në shkollat janë zëvendësuar tashmë, dhe kemi filluar me punimin e fasadës.
Ky është një projekt i jashtëzakonisht i mirë punohet për kursimin e energjisë deri në 30% dhe ekzekutuesi i punëve do të bëjë të mundshme që projekti të jetë i suksesshëm para fillimit të vitit shkollor.
Kjo do të do të përmirësojë në masë të madhe kushtet e punës për nxënësit dhe mësuesit në shkollat tona tha Drejtori i Arsimit në komunën e Ranillugut, Zvonimir Vasiç./rajonipress/