United Hospital

Ramushi u del në mbrojtje punëtorëve të tij: E pushojnë në vend nga puna

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë. U takon pauza“. Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes!”

Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, gjegjësisht për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit. Është një punë që nuk paguhet mirë dhe ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t`ua heqin edhe pauzën, shkruan blick.ch

Një ditë të janarit ai ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë Obi në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash, transmeton albinfo.ch. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”. Pasi edhe një shef tjetër e dëgjon zhurmën i kërkon shqiptarit që menjëherë ta lëshojë vendin. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.

Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku ia kumtojnë lajmin se është pushuar nga puna.

Hidromorava

Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.

Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje. “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.

Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”.

http://www.albinfo.ch/ramushi-u-del-ne-mbrojtje-punetoreve-te-tij-e-pushojne-ne-vend-nga-puna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.