Eko Higjiena

Ramushi synon Qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është dukur pak e çuditshme kur deputetët e Ramush Haradinajt javë më parë gjuanin me vezë në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, teksa ky i fundit doli të raportonte për marrëveshjet e fundit të nënshkruara me Serbinë.

Komente të njëjta kishte edhe kur Haradinaj dhe opozitari tjetër, Fatmir Limaj, i prinin protestave bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymerin për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit, derisa protestues të shumtë gjuanin me gurë në drejtim të godinës së Qeverisë.

UBT

Imazhe të tilla po vlerësoheshin si krejt normale sikur protestat të organizoheshin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe nga dy opozitarët tjerë, Haradinaj e Limaj, pasi që këta të fundit deri më tani pakënaqësitë e tyre politike i kanë shprehur gjatë debateve parlamentare e jo në rrugë e as duke gjuajtur vezë në Parlament.

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me partnerët e koalicionit qeveritar, bëjnë të ditur se pas ngjarjeve të fundit në Kuvend po diskutohet mundësia që edhe AAK-ja të futet në Qeveri. Madje, jozyrtarisht thuhet se nëse Hashim Thaçi do të bëhet president në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë ka gjasë që Haradinajt t’i jepet posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe drejtimi i ndonjë dikasteri tjetër qeveritar nga zyrtarët e AAK-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.