ARKATANA

Ramushi, pak gjasa të lirohet sot

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës sot do të mblidhet sërish për ta shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në Serbi.

Ka zëra që do të ketë sërish shtyrje të seancës deri në një afat të pacaktuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe Muharrem Nitaj nga AAK-ja pranon se mund të ketë shtyrje, por vendimi final, siç tha ai, është çështje ditësh.

Hidromorava

“Lajm i mirë është se Prokuroria nuk ka kërkuar kohë shtesë për informata të tjera nga Serbia. Nuk e di se cili do të jetë pretendimi i Prokurorisë. Besojmë se nesër do të jetë seanca e shqyrtimit kryesor. Mund të ketë edhe një seancë tjetër ku do të jepet vendimi përfundimtar i Gjykatës. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë brenda 2-3 ditësh, apo do të marrë më shumë kohë. Ndoshta edhe një apo dy javë. Sidoqoftë ne presim që vendimi përfundimtar të jetë lirimi i zotit Haradinaj”, tha ai.

Driton Selmanaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë për “Zërin” se situata është komplikuar dhe duket se do të prolongohet përsëri vendimmarrja për Haradinajn.

“Situata është komplikuar mesa po kuptoj unë, duket sikur do të prolongohet përsëri vendimmarrja. Nuk pres që nesër të ndodhë kjo për shkak që tashmë jozyrtarisht u dha një informatë nga ana e Gjykatës në Colmar që do të shtyhet vendimmarrja për shkak të disa dokumenteve shtesë që kërkohen nga Serbia. Duket sikur të enjten do të caktohet një datë tjetër kur do të merret vendimi final për rastin Haradinaj”, deklaroi Selmanaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.