United Hospital

Ramushi i del hakut Anamoravës, Xhevat Demiri bëhet pjesë e kryesisë qendrore

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Xhevat Demiri njëri nga më të votuarit në degën e AAK-së në Gjilan, njeri me një autoritet të pa diskutueshëm brenda AAK-së, njëri nga kuadrot më kredibil për të ardhmen e AAK-së, mjeku i UÇK-së që ndihmojë në të gjitha zhvillimet shëndetësinë kosovare, luftën, zhvillimet në shëndetësinë kosovare para dhe pas luftës, tashmë është edhe pjesë e kryesisë qendrore në AAK. Xhevat Demiri thotë se me këtë inkuadrim në hierarkinë e lartë partiake do të jetë më i motivuar për të qenë në shërbim të shëndetësisë kosovare, por edhe për të ndihmuar proceset partiake e politike në Kosovë.

Ramush Haradinaj ka bërë një hap të guximshëm kur ka inkuadruar në majat e AAK-së, Xhevat Demirin magjistër i shkencave mjekësore, njëri nga më të votuarit e degës së AAK-së në Gjilan dhe i njohur si mjeku kryesor në zonën Operative të Karadakut.

Duke e vendosur Xhevat Demirin në majat e partisë, Ramush Haradinaj tashmë i ka dalur hakut Anamoravës. Haradinaj jo rastësisht e ka forcuar pozicionin e Xhevat Demirit.

United Hospital

Demiri njihet si njeri autoritativ në Gjilan, mjek shumë popullor dhe i afërt me qytetarët, më i votuar në degën e AAK-së në Gjilan, një personalitet shëndetësor që ka ndihmuar para dhe pas luftës shëndetësinë kosovare, një mjek që në luftën e UÇK-së nuk kurseu asgjë. Dhe jo vetëm kjo, Xhevat Demiri rrjedh nga një familje që në zemër kishin NDSH, magjistër i parë i infektologjisë në Anamoravë, ish drejtor i parë në spitalin regjional të Gjilanit, njëri nga më të votuarit për këshilltar komunal në Asamblenë e Gjilanit, anëtar i kryesisë së veteranëve të luftës në Gjilan.

Xhevat Demiri ka një dosje shumë pozitive edhe në kyçjen e tij në AAK. Për 10 vite ka qenë anëtar i AAK-së dhe kryesisë së saj. Me sukses ka udhëhequr sektorinë e shëndetësisë në kuadër të AAK-së. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare ka qenë i radhitur në vendin e 88, derisa me votat e fituara është radhitur në vendin e 26.

Xhevat Demiri thotë se me kuadrot që ka caktuar Ramush Haradinaj në kryesin qendrore tregon se AAK është e përkushtuar për të quar proceset përpara. “Unë këtë pozitë e shoh më shumë si përgjegjësi dhe jo si privilegj. Aktivitetin tim do e shtrijë në sektorin e shëndetësisë ku bashkë me kolosin e shëndetësisë kosovare Talat Gjinollin do ta avancojmë sektorin e shëndetësisë. Përmes grupeve të ekspertëve do të mundohemi që shëndetësinë kosovare ta kthejmë në binarët e shëndoshë sepse aktualisht shëndetësia është në kolaps të plotë. Ky angazhim imi në kryesinë qendrore është një motivim i madh për të quar përpara shëndetësinë kosovare” tha Demiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.