Fundamenti

Ramushi godet Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim

Veprimet e djeshme të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë të dëmshme dhe si të tilla janë të papranueshme për Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu u shpreh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas një vizite që e bëri në zyrat e LDD-së, me ç’rast u takua me kryetarin Nexhat Dacin, e me të cilin biseduan për fuqizimin e koalicionit dhe rritjen e tij.

Haradinaj, ka shtuar se veprimet e djeshme kanë qenë të paarsyeshme, sepse sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, rrit juridiksionin në veri.

RCCOLA

“Shprehim mospajtim të plotë me sjelljet e tyre dhe si AAK jemi tepër të pakënaqur dhe janë të papranueshme për ne. Aq sa kanë të drejtë deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend, po ato të drejta i kanë edhe deputetët tjerë. Nuk bëhet kështu që një pakicë politike me i bë këto veprime, nuk është në rregull, sidomos për çështjen e marrëveshjes që është ratifikuar dje, pasi që nuk është kthim prapa, por është avancim i juridiksionit tonë në veri dhe është zbutje për veriun”, ka thënë ai, trasnemton Kosovapress.

Ai po ashtu, nuk është pajtuar as me zhvillimin e protestës, duke hedhur kritika edhe sa i përket menaxhimit të situatës nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës.