UBT

Ramushi ecën vetëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkuarja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e ftuar për të hënën (sot) nga presidentja, Atifete Jahjaga, pa dy partnerët tjerë të bllokut opozitar nga analistët politikë komentohet në mënyra të ndryshme.

Ish-politikani dhe njëherësh avokat, Azem Vllasi, ka deklaruar të dielën për gazetën “Zëri” që ky është një sinjal se mungon uniteti brenda opozitës.

“Është shenjë shumë e qartë se në mes tyre nuk ka unitet brenda bllokut opozitar”, ka thënë Vllasi, duke shtuar se në takim tek presidentja është dashur të shkojnë që të gjithë opozitarët, sepse, sipas tij, ftesa ka ardhur nga e para e vendit.

Fundamenti

Me komentet e Vllasit nuk pajtohet edhe analisti politik, Haki Abazi. Ky i fundit mendon se vendimi i AAK-së që të shkojë në takim te presidentja nuk duhet të konsiderohet si përçarje brenda opozitës, por që, sipas tij, është një sinjal që të dilet nga kriza dhe situata aktuale në vend. Abazi thotë se AAK-ja në këtë rast ka sakrifikuar brenda vetes që t’i bashkëngjitet takimit me liderët e koalicionit.

“Vendimi i AAK-së për t’iu bashkuar takimit me presidenten dhe me liderët e pozitës nuk duhet të konsideruar si përçarje brenda opozitës, por sinjal që të dilet nga situata. ‘Vetëvendosja’ dhe ‘Nisma’ e kanë një nivel tjetër sepse ka ndodhur që në të kaluarën janë tradhtuar shumë herë nga këto bashkime. Më duket shumë e mençur që opozita ka bërë një formë të strategjisë se mund të jetë pjesë e diskutimit dhe t’u qëndrojë besnik qytetarëve që të dalë në protesta për kërkesat e tyre. Në këtë rast, AAK-ja ka sakrifikuar brenda vetes që të jetë pjesë e bisedimeve me liderët e pozitës”, ka thënë Abazi për gazetën “Zeri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.