ARKATANA

Ramush Tahiri parasheh zgjedhje të reja në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Ramush Tahiri, bazuar në situatën e krijuar politike në vend, epilog parasheh zgjedhje të reja. Për shkak të krizës, sipas tij, zgjedhjet e reja do të krijonin një raport të ri të forcave politike ku Tahiri beson se secila parti do të garonte e vetme.

Ndryshe edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat mes zyrtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ky është epilogu që po e parashikon analisti Ramush Tahiri bazuar në situatën e krijuar politike në vend, ku që nga 3 gushti seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka përfunduar e ku duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

FIDANISHTJA

As heqja dorë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas Tahirit, nuk do ta zhbllokojë krizën për seancën konstituive meqë qëndrimet e koalicionit LAA dhe VV janë të pandryshuara.

Ai thotë se PAN duhet të vendosë për emrin e kryeparlamentarit sikurse edhe LAA – VV dhe minoritetet për nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse ata do të marrin votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur, por që kjo procedurë duhet të respektohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.