FIDANISHTJA

Ramush Haradinaj: Tribunali themelohet brenda muajit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kjo legjislaturë e ka për obligim që ta themeloi Dhomën e Veçantë për krime lufte gjatë muajit prill. Haradinaj ka sqaruar se ka parapëlqyer që fillimisht të mbahen zgjedhjet, mirëpo për këtë ai e fajëson kryeministrin e vendit Hashim Thaçin.

“Unë kam dashtë me i mbajt zgjedhjet në shkurt apo mars të këtij viti dhe legjislatura e re me i marrë obligimet edhe ndaj EULEX-it edhe gjyqësorit dhe temat tjera. Nuk ka fituar ideja ime, ka fituar ideja e kryeministrit që mos të mbahen zgjedhjet tash. Ndërsa tani po duhet me i krye këto punë e mandej mund të shkohet në zgjedhje. Jam i bindur që do të kërkohet që të përmbyllen deri në fund të muajit prill”, ka deklaruar Haradinaj në një ligjëratë në Kolegjin “Pjetër Budi”.

FIDANISHTJA

Ai më tej ka kritikuar edhe veprimet e kryeministrit Thaçi për rritje pagash e pensionesh. Këto veprime Haradinaj i konsideron si fushatë të Thaçit që do t’i sjellin deri në 5% më shumë vota.

“Thaçi është i detyruar të veproj me ato instrumente, me ato karta që ekzistojnë gjatë qeverisjes, si: rritja e pagave, rritja e pensioneve për Trepçën, për KEK-un, Ligji për veteranët e veprime tjera. Pra mund të ndodhë që deri në zgjedhje ai mund të përdor edhe karta tjera, e këto bëjnë numra apo vota. Këto që i përmendëm, bëjnë 3, 4 apo edhe 5 % të votave. Mirëpo këto nganjëherë nuk ndihmojnë, këto veprime nuk e bëjnë të mjaftueshëm ndryshimin në substancë”, ka theksuar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.