Eko Higjiena

Ramush Haradinaj: Ta formojmë Gjykatën tonë për Krime Lufte

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka propozuar krijimin e një gjykate vendore për krimet e luftës. Në fakt, një propozim të tillë dha edhe deputeti i VV’së, Ilir Deda, dy ditë më parë. Këtë propozim ai e dha përmes një postimi në Facebook. Lexojeni postimin e tij të plotë.

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, javën e kaluar, i ka hedhur poshtë të gjitha aktivitetet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për krijimin e gjykatës speciale në formën siç ishte propozuar. Me këtë nënkuptojmë tërë letërkëmbimin e Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, letërkëmbimet tjera, nenet, ligjet etj.

Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit. Verdikti i tij është dhënë dhe kjo është çështje e mbyllur, gjë që do të thotë se jemi në pikën zero.

Mobi Casa

AAK propozon krijimin e Gjykatës për Krime Lufte në Kosovë, e cila nuk do të jetë seleketive, por do t’i trajtojë të gjitha krimet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të gjitha viktimat, pa dallime.

AAK propozon krijimin e një gjykate vendore që do të merret me krimet e luftës, të bazuar në krimet e dyshuara e të raportuara nga z. Dick Marty dhe prokurori ndërkombëtar, z. Clint Ëilliamson. Në kuadër të kësaj gjykate, konform kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës të krijohet edhe një dhomë e posaçme, ku do të mundësohet ekspertizë ndërkombëtare, në të cilën do të përfshihen të gjitha shqetësimet e mundshme për procese të drejta gjyqësore, si p.sh. mbrojtja e plotë e dëshmitarëve dhe të tjera.

Me këtë Kosova fillon një epokë të re në zhvillimin e sistemit juridik dhe marrjen e të gjitha përgjegjësive, komform subjektivitetit të vet si shtet sovran dhe i pavarur./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.