ARKATANA

Ramush Haradinaj rendit sukseset e qeverisë së tij, sa ishte kryeministër

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, përmes një postimi ka renditur sukseset e qeverisë, kur ai ishte kryeministër.

Haradinaj, ka renditur edhe sfidat të cilat prekën qeverinë gjatë mandatit të tij, duke e përmendur si kryesoren injorimin e arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE.

Tutje Haradinaj ka thënë se dorëheqja e tij, testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia e vendit është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

Postimi i plotë:

Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.
Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

➢ Sukseset:
1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
3. Investitori i parë strategjik SOWI + Parku ITP – me Gjermaninë;
4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.

ARKATANA

➢ Sfidat
1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.

➢ Dhimbje:
1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.
2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.

➢ Krenari:
1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.
➢ Mësimet nga ky vit:
1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.
2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.

Ju uroj festat e fundvitit!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.