Ramush Haradinaj: Rendi dhe ligji në interes të të gjithëve
Gjatë një vizite të kryeministrit Ramush Haradinaj në Stacionin e Policisë së Kosovës, ai tha se rendi dhe ligji janë nevojë dhe interes i gjithë qytetarëve të vendit, dhe sipas tij Policia e vendit është edhe parametër që tregon aftësitë e Kosovës edhe për anëtarësim ne mekanizmat ndërkombëtar.
“Rendi dhe ligji është interes i gjithë neve është parametër qe tregon aftësitë e Kosovës për mekanizmat ndërkombëtar ky është institucioni që e bart përgjegjësin kryesore dhe çdoherë është në front për zbatim te ligjit”, tha Haradinaj.
Ai me këtë rast i falënderoj për punën që e bëjnë të gjithë dhe për sigurinë qe e bëjnë.
Haradinaj me këtë rast njoftoi se ai zhvilloi një bisedë pune me drejtorin Shpend Maxhunin dhe Ministrin Flamur Sefaj lidhur me drogwn tek fëmijët dhe vjedhjet.
”U dakorduam se nuk ka me mujt askush të rrezikoj fëmijët tone nga droga”, tha Haradinaj në fund.
© ZËRI.INFO


