RCCOLA

Ramush Haradinaj pritet nga qytetarët e Deçanit

/ 1 minutë lexim

Kandidati për president i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, krahas tubimeve elektorale, sot ishte në Deçan, ku u prit nga qytetarët e këtij qyteti.

Ai në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat shihen numër i madh i përkrahëseve të AAK-së.

“Faleminderit Deçan! #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, përkrah Haradinajt në këtë̈ tubim morën pjesë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, disa kandidatë për deputetë të këtij subjekti politik dhe numër i madh i simpatizantëve të AAK-se,̈ në Deçan. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj: