Eko Higjiena

Ramush Haradinaj në 2014’ën – Kryeministër në tentativë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në fillim të 2014-s, Ramush Haradinaj ende nuk ishte rehabilituar nga humbjet dërmuese të zgjedhjeve lokale, që e panë partinë e tij të humbasë Pejën, Gjakovën, Suharekën dhe Rahovecin. Haradinaj mblodhi strukturat e partisë dhe tha që duhet punuar shumë për vitin e zgjedhjeve qendrore.
Diskursi i tij dhe i njerëzve të partisë së tij kishte të bëjë gjithë kohën me qeverisjen e keqe të Thacit dhe nevojën për ndryshimin e drejtimit edhe nga modeli që nuk duhej bartur i qeverisjes në Prishtinë nga Mustafa.

Drejtim i Ri e quajti Haradinaj ofertën e tij zgjedhore që përfshinte edhe pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe hapje të vendeve të punës për 200.000 veta. Të gjitha këto i tregoi në një reklamë të kopjuar tërësisht nga Presidenti Obama. Takimet i transmetoi të gjitha direkt dhe ato ishin gjithashtu të stilit amerikan të town-halleve.

Të tillat arritën të bindin vetëm dicka mbi 9 % të kosovarëve. As në zgjedhjet e pesta pas luftës AAK-ja nuk fitoi dytë përqindje dy-shifrore. Shija e idhët e humbjes edhe në AAK zgjati vetëm 2 ditë, pasi që rrugët e Prishtinës u mbushën me njerëz që festonin marrjen e lajmit – Ramush Haradinaj do të bëhej më në fund kryeministër i vendit. Haradinaj u bë zëri i Bllokut që do të udhëhiqte procesin e rrëzimit të Thacit dhe PDK-së nga pushtetit.

FIDANISHTJA

Ai shërbeu edhe për afrimin e VV-së në kuadër të bllokut të madh. Mbrojti gjithë kohën edhe partitë e tjera kur u duhej të shpjegonin bashkimin. Tha se i besonte Mustafës. Për më shumë se 5 muaj i përballoi bashkë me të sfidat e përpjkejeve për krijimin e institucioneve të reja që shkonin në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por, kur i thanë se është mirë të spostohej sepse Mustafa duhej të bëhej kryeministër – Haradinaj nuk u zmbraps.

Kemi marrëveshje, tha dhe ajo duhet të respektohej. Vetëm ai mund të bëhej kryetar i qeverisë. Kur Mustafa e la për Thacin tha se kjo ishte një tradhëti e qartë. As me VV-në nuk u nda mirë që e akuzoi për flirtim me Thacin. Së paku teorikisht, Haradinaj kurrë nuk ishte më afër ta realizonte kthimin e tij të madh në postin e të parit të qeverisë.

Por, në vend të kësaj ai do të mbetet deputet i thjeshtë opozitar si pjesë e një grupi parlamentar të dobësuar rrënjësisht si rezultat i dështimit për t’u bërë deputet të Ardian Gjinit e Burim Ramadanit./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.