Fundamenti

Ramush Haradinaj: Koalicioni PDK-LDK, fatkeqësi për vendin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

I nominuari deri vonë nga LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për koalicionin e fundit midis PDK-së dhe LDK-së, të arritur pas një takimi me presidenten Jahjaga dhe ambasadoren Jacobson.

Ai e ka quajtur koalicionin fatkeqësi për vendin dhe ka thënë se të dyja shkollat e qeverisjes (PDK e LDK) janë dëshmuar si të dështuara.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të tij:

Tashmë të gjithë jemi njoftuar për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë. Një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

Përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes (në Kosovë dhe në Prishtinë) janë dëshmuar si të dështuara.

Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin.

Kosova do të vazhdojë të jetojë, dhe të ndërtohet por unë kam pritur se do ta shpejtojë hapin.

Mobi Casa

Hapat prapa do t’i kushtojnë Kosovës shumë.

Kam besuar në ndryshim. Jam angazhuar parreshtur për të ndërtuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Për Kosovën, për shtetin, shoqërinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Asnjëherë në jetën time nuk jam larguar nga përgjegjësitë. Nuk jam fshehur dhe nuk kam bërë lojëra të dyfishta.

Për lirinë e Kosovës kam bërë atë që ka kërkuar atdheu.

Për të mbrojtur luftën dhe të drejtën e Kosovës për liri jam përballë me sfida na më të rëndat.

Tashmë, si udhëheqës i Aleancës, do të bëjë gjithçka për të kërkuar përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

Do të kërkojmë me këmbëngulje përmbushjen e premtimeve të të dy partive: hapjen e 320 mijë vendeve të punës; largimin e kapjes së shtetit; shtetin ligjor; integrimet evropiane brenda mandatit; dekriminalizimin e institucioneve të shtetit; e shumë e shumë premtime që duhet të përmbushen.