Mobi Casa

Ramush Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Le ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte marrë një kundërpërgjigje nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pas kritikave që i kishte bërë Avdullah Hotit për mënyrën se si po e drejtonte procesin e dialogut. Një qëndrimi të tillë të Mustafës, Haradinaj i është përgjigjur sonte në emisionin Pressing të T7, duke thënë se ai duhet të diciplinojë fillimisht Lutfi Hazirin.

“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha ai.

Haradinaj ka ripërsëritur kritikat për Avdullah Hotin.

ARKATANA

“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”

Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.

“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, shtoi ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.