FIDANISHTJA

Ramush Haradinaj e kryeministri Kurti përplasen ashpër për veriun

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryeministri Albin Kurti janë përplasur ashpër në Kuvendin e Kosovës për çështjen e veriut të vendit.

Haradinaj tha se dyshon që Kurti i ndërmori dy veprime për aksione policore në veri, me qëllim që këtë pjesë të Kosovës “ta dorëzojë”. Ndërsa Kurti u tha se në veri nuk ka pasur kurrë më parë më shumë rend e ligj sesa tash, raporton Gazeta Express.

“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot sesa kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. A ka shumë punë dhe sfida? Po. Sepse ato janë të trashëguara. Por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim”, deklaroi Kurti.

Ai e përmendi takimin e Haradinajt me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në vitin 2018.

FIDANISHTJA

“Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radiçiq. Atëherë ka qenë veriu i rrezikuar. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminelë. Nuk e rrezikon veriun Policia. Veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave dhe përkatësive. Dhe kjo ka ndodhur publikisht në korrik të vitit 2018”, tha Kurti.

“Fjala e Z.Haradinaj është sulm në moralin e policit të Kosovës. Që ai kur të shkojë në veri të ketë dilema. Kot e keni Z.Haradinaj”, shtoi kryeministrti.

Në kundërpërgjigje, Haradinaj tha se i beson Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, por theksoi se dyshon në veprimet e Kurtit, të cilat tha se beson që janë ndërmarrë qëllimshëm dhe vetëm për një arsye.

“Është interesant. Ne jemi këtu deputetë dhe politikanë dhe mundohemi me e kthy diskutimin te morali i trupave në terren. Unë nuk e kam qëllimin te morali i trupave se i besoj Policisë së Kosovës, i besoj ushtarit të Kosovës. Unë frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime me e dorëzu veriun. Unë besoj që është skenar i yti me i marrë dy veprime, me e lënë pastaj zbrazët që me u forcu kriminelët dhe i ke bërë qëllimshëm. Kaq”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.