UBT

Ramush Haradinaj do të lirohet shumë shpejt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, ka thënë para pak minutash se Ramush Haradinaj pritet të lirohet shumë shpejt.Ndërkohë, Alban Dermaku, i cili po qëndron së bashku me Ramush Haradinajn në Lubjanë ka thëne për Kohën Ditore se ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare lidhur me rastin e lideri te AAK-së.

“Jemi ende në pritje, asnjë lëvizje zyrtare nuk ka”, ka thënë Dermaku, përcjell Koha.net.

I pyetur nëse Ramush Haradinaj pritet të kalojë edhe një natë në Slloveni, Dermaku ka thënë: “Po qëndrojmë në hotel dhe deri tani askush asgjë nuk na ka informuar”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Kryetari i AAK-së u arrestua dje me akuzë të Serbisë të vitit 2004. Erjavec konfirmoi lirimin e tij të shpejtë, ndërsa prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq po ashtu ka thënë se Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi.

http://koha.net/?id=27&l=62631