HW

Ramush Haradinaj: Albin Kurtit nuk do t’i zgjasë qeverisja më shumë se një vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti duke thënë se puna më e lehtë është të shkarkosh disa borde dhe se nuk i konsideron veprime me peshë.

Qeveria e Kurtit ka marrë disa vendime për shkarkime në disa fusha të ndryshme si misionet diplomatike, koordinatorët nacionalë dhe Bordi i Telekomit.

Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Albin Kurti është mashtrues dhe ka kërkuar nga ai që mos të marrë vendim për heqjen e takës, ngase sipas tij në këtë mënyrë Serbia do të kthehej në Kosovë.

HW

Haradinaj po ashtu ka paralajmëruar veprime në rast se Kurti vendos për heqjen e taksës. Ai ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me partitë e tjera opozitare dhe se Kurtit nuk do t’i zgjasë pushteti më shumë se një vit.

“Ju siguroj Albinit se është në rrugë të gabuar, Vjosa është në rrugë të gabuar. Mos të marrin vendime që mund të kenë pasoja. Të kthehet Kosova prapa dhe pushtimin e Serbisë, kjo nuk e di si do të tolerohet pa ndonjë kundërvlerë. Kam kërkesa prej partive opozitare për qëndrime të përbashkëta. Një qeveri që shkon kësaj rruge duhet me ia ndalë jetëgjatësinë. Ne jemi të detyruar të krijojmë pozicion bllok nëse vazhdojnë në këtë mënyrë”, u shpreh Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.