ARKATANA

Ramnabaja pritet ngrohtësisht nga Sinani e Matoshi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Kamenicasi Afrim Ramnabaja, këshilltar komunal në Komunën e Delemontit të Zvicrës ishte sot për vizitë në Komunën e Kamenicës. Në një takim miqësor ai u prit nga kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi.

Në takim u bisedua për mundësinë e binjakëzimit të Kamenicës me Komunën e Delemontit e cila udhëhiqet nga Pierre Kohler një mik i shqiptarëve, si dhe për mundësitë konkrete që departamenti i Urbanizmit të Delemontit të ndihmojë Komunën e Kamenicës në hartimin e projektit të ujërave të zeza.

Mobi Casa

”Ky është një projekt kapital për Kamenicën, andaj mbështetja me ekspertë nga Delemonti do të jetë ndihmë e madhe për komunën tonë, po ashtu ne do të angazhohemi që të arrijmë binjakëzim me komunën e Delemointit dhe të avancojmë bashkëpunimin tonë në sferën e ekonomisë dhe atë të kulturës” tha kryetari Sinani.

Në anën tjetër këshilltari komunal Afrim Ramnabaja u shpreh i lumtur që vizitoj institucionet komunale të komunës së tij.”Kryetari dhe nënkryetari janë miqtë e mi shumë të mirë, dhe i uroj ata për punën që kanë bërë ndërsa ne kamenicasit tjerë që jetojmë në vendet tjera kemi obligim ta mbështesim komunën tonë në të gjitha aspektet. Në Kantonin Jura ka shumë biznesmen të suksesshëm të cilët do t`i inkurajojmë të vijnë të investojnë këtu. Do të ngrisim në komunën e Delemontit kërkesën për binjakëzim me Kamenicën dhe shpresojmë që kjo të përmbyllet me sukses” tha Ramnabaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.