Ramjani merr pamje krejt tjetër, mbjellën 150 fidanë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e fshatit Ramjan edhe pse në mot të ftohtë, nuk kanë hezituar që të përkrahin aksionin për të mbjellur 150 fidanë dhe për të rregulluar fushën sportive që ndodhet në këtë fshat.

Ramjani ka marrë pamje krejt tjetër falë punës dhe përkushtimit që kanë treguar banorët e këtij fshati për të përkrahur aksionin e mbjelljes së fidanëve.

Rreth 150 fidanë janë mbjellur rreth fushës sportive ndërsa fshati tani duket se ka marrë pamje krejt tjetër.

Eco Higjiena

Puna vullnetare as kësaj radhe nuk ka munguar, dikush me eskavator e dikush me punë fizike, është arritur që aksioni të ketë sukses, ndërsa nga banorë të fshatit është ndihmuar edhe me mjete financiare aksioni.

Këshilli i fshatit Ramjan ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e aksionit, me shpresën se do të vazhdojnë me aksionet e tjera, që kanë për qëllim që fshati Ramjan dhe banorët e saj të jetojnë me aromën e gjelbërimit./rajonipress/