Ramizi: Rinia, temë që duhet të na preokupoj të gjithëve

Gjilan – Në momentin që do të zgjidhem anëtare e Asamblesë Kumunale, prioritet do t’a kem rininë dhe do t’a shfrytëzoj maksimalisht kompetencën për t`i kontribuar rinisë. Do të jem përfaqësuese dhe zëri i rinisë në Kuvendin Komunal. Pra me të ndihmuar rininë, sigurojmë të tashmen dhe të ardhmen e vendit ka thënë Zejnepe Ramizi kandidate për Këshilltare Komunale në Gjilan në kuadër të Lëvizjes Vatra.
Është detyrë morale e jona që të kujdesemi dhe të përpiqemi të ndihmojmë rininë në shumë sfera të jetës. Me rini të shëndoshë e ardhmja e qytetit të Gjilanit në veçanti, dhe e vendit tonë në përgjithësi, është e sigurt, me perspektivë, dhe me ecje të sigurt drejt Evropës demokratike dhe të përparuar. Kështu ka thënë Zejnepe Ramizi kandidate për këshilltare komunale nga radhët e Lëvizjes Vatra.
Ramizi ka shtuar se duke pasur parasysh se rinia në Kosovë, e poashtu edhe në Gjilan është gjysma e popullatës, duhet të kemi një kujdes të veçantë ndaj saj, ngase këtë forcë, këtë energji duhet ta ndihmojmë me çdo kusht dhe ta orientojmë drejtë, në mënyrë që të kemi rini të shëndoshë e të shkolluar .
“Rinia thotë populli, është e ardhmja e një populli. Po ashtu botërisht është e njohur se rinia e një populli dhe tërësia e popullit të ardhshëm. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja jonë. Një Rini të shëndoshë do të na sjellë një rini tjetër të shëndoshë. Rinia është vlerësuar historikisht si pjesa më e rëndësishme e çdo populli {për të cilin rini po flasim ku asaj në ditët e sotme i mungojnë shumë aktivitete si sportive, i mungojnë aktivitetet ku do të mund ta jetësojë dhe ta zhvilloj aftësinë dhe talentin e saj”.
Sipas Ramizit për të ruajtur rininë nga devijimi që mund të ballafaqohen duhet në radhë të parë të organizohen aktivitete të ndryshme ku rinia do të stimulohet për mundin e dhënë,do të shpërblehet për aftësitë e saj në aktivitetet të ndryshme, si p.sh. nxënësja e Shkollës Fillore “Thimi Mitko” ka përfaqësuar Kosovën në garat e matematicientëve të rinj botërorë në Kubë, ku dhe ka arritur një rezultat të kënaqshëm në mes të gjitha atyre shteteve të mëdha. Mirëpo, për fat të keq ky sukses kaloi në heshtje nga organet Komunale.
“Në momentin që do të zgjidhem anëtare e Asamblesë Kumunale, prioritet do t’a kem rininë dhe do t’a shfrytëzoj maksimalisht kompetencën për t`i kontribuar rinisë. Do të jem përfaqësuese dhe zëri i rinisë në Kuvendin Komunal. Pra me të ndihmuar rininë, sigurojmë të tashmen dhe të ardhmen e vendit” ka thënë Zejnepe Ramizi kandidate për Këshilltare Komunale në Gjilan në kuadër të Lëvizjes Vatra./rajonipress/