Fundamenti

Ramiz Krasniqi: Viti 2018 vit i Përfaqësueses së Kosovës U19

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tërheqja e shortit për Përfaqësuesen e Kosovës U19, në garat eliminatore të “Elite Round”, dhe eliminatorët për Kampionatin Evropian e Botëror, për Përfaqësuesen e Kosovës U19 me të drejt pritet që viti 2018 të jetë vit i promovimit të talentwve të futbollit Kosovar në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës U19, garat për “Elite Round” për Kampionatin Evropian i cili zhvillohet në Finland, në muajin korrik ndeshjet do ti zhvillon në Grupin e 5-të, së bashku me Portugalinë, Republikën e Irlandës e Sllovakinë.

Për Përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, është një grup si të gjithë grupet tjera.
“Së pari është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës që jemi new “Elite Round”, duke i ditur cilësitë e kundërshtarëve të cilët i eliminuam në Austri në muajin tetor të këtij viti, nuk diskutohet jemi në një grup ku futbolli në këto shtete ka nam botëror duke filluar nga infrastruktura dhe puna që bëhet me talentët e rinjë në këto shtete, por ne nuk jemi pa gjasa dhe nuk dorëzohemi në asnjë moment përkundrazi është një motivim edhe më i madh në radhët tona, kemi një përvojë të mirë në arenën ndërkombëtare dhe së bashku me Federatën e futbollit të Kosovës dhe me shtabin tim do të koordinohemi në mënyrën më të mirë, për të dëshmuar se edhe në vendin tonë punohet dhe ka talent shpresoj në këtë element të garave duhet nganjëherë të na prijë edhe fati”.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Kosovës U19, menjëherë do t`i qaset në muajin tetor Grupit 7-të, në Eliminatorët për Kampionatin Evropian, duke u ballafaquar me Austrinë, Hungarinë e Sllovenin, ndeshje të cilat do të zhvillohen në Hungari.
“Pas përfundimit të ndeshjeve të “Elite Round” në muajin mars, menjëherë do t`i qasemi ndeshjeve eliminatore për ti zhvilluar ndeshjet në muajin tetor, duhet kuptuar se nuk ka Përfaqësuese të dobët, neve na mbetet të punojmë shumë do t`i grumbullojmë futbollistët e vitit 2000 e 2001, ata më të mirët të cilët i kemi do të testohet çdo futbollist, për ti parë kualitetet e tyre do t`ju jepet rasti vetëm më të mirëve dhe grumbullimet tona të cilat do ti mbajmë do t`i seleksionojmë futbollistët që kanë potencial të përballen në garat në arenën ndërkombëtare, shpresoj dhe jam i bindur me stafin tim të punës do të japim më të mirën për këta talent dhe vetë për futbollin e Kosovës ta prezantojmë në mënyrë dinjitoze”, është shprehur, Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.

Është një rast i mirë që talentët e futbollit Kosovar U19, edhe njëherë ta shijojnë arenën ndërkombëtare të futbollit të tregojnë potencialin e tyre futbollistik./rajonipress/