ARKATANA

Ramiz Krasniqi: Udhëtojmë në Portugali për të treguar cilësi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës U19 kishte bërë histori në muajin tetor të vitit të kaluar në shtetin e Austrisë, në ndeshjet parakualifikuese të “Elite Round” duke lënë mbrapa Austrinë, Letoninë dhe Izraelin duke u kualifikuar në garat kualifikuese e cila mbahet në Portugali me 21-27 mars.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e cila në gjirin e saj ka mjaft talent cilësor, nesër do të udhëton për shtetin e Portugalisë ku do të takohet me nikoqirin Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili së bashku me stafin e tij janë më meritorët për kualifikimin e raundit tjetër në Portugali me punën të cilën kanë bërë tani e një kohë të gjatë.

ARKATANA

Për përzgjedhësin e Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, shkuarja në Portugali është një hap i madh për futbollin e Kosovës.
“Shkuarja e jonë në Portugali është një nder i madh për futbollin e Kosovës e në veçanti për këta talent të futbollit të cilët i kemi në Përfaqësuesen e Kosovë, do të jemi në mesin e 27 Kombëtareve më të mira në Evropë nuk kemi se çka të diskutojmë për cilësitë e kundërshtarëve për cilësitë e tyre që i posedojnë, por ne nuk ua kemi frikën askujt ne do të paraqitemi në mënyrën më të mirë që e posedojmë, ndërsa atmosfera tek djelmoshat është shumë e mirë dhe ne me dinjitet do ta përfaqësojmë futbollin e Kosovës në këtë kompeticion”.

Krasniqi me stafin e tij, ka kompletuar futbollistët më të mirë që i kanë në radhët e tyre në këto ndeshje do të mungon qendërmbrojtësi i talentuar Lumbardh Dellova, i cili në momentet e fundit ka probleme me dokumentacionin.
“Do të jetë hendikep për ne pasiqë do t’na mungon Dellova por ka probleme me dokumenta dhe na vjen keq për te pasiqë tani e një vit ishte pjesë e rregullt e Përfaqësueses si në ndeshje njashtu edhe në grumbullimet tona”.

Paraqitja e Përfaqësueses së Kosovës në Portugali është një dëshmi se me punë kualitative dhe profesioniste gjithçka arrihet ndërsa ne do të jemi krenar me ta gjatë tërë garave kualifikuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.