Hidromorava

Ramiz Krasniqi: Shpresoj se do t`ia arrijmë qëllimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, me mjaft sukses në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Austrisë dhe Hungarisë, po përfaqëson futbollin Kosovar në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian. Përfaqësuesja e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Austrisë dhe Hungarisë, ka përfunduar sfidat me rezultat të bardh 0-0.

Edhe pse në dy ndeshjet djelmoshat e Ramiz Krasniqt treguan futboll cilësor, fati ishte kundër tyre, tani Përfaqësuesja e Kosovës kërkon që në takimin e tretë me Sllovenin, të siguron biletën në fazën Elite Round.

Djelmoshave Kosovar ju duhet ta mposhtin Slloveninë, për të nxjerr biletën në Elite Round, por është edhe një mundësi nëse Hungaria e mposht Austrinë atëherë Përfaqësuesja e Kosovës edhe barazim kualifikohet në Elite Round.

RCCOLA

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, është mjaft optimist në objektivat e tij.
Krasniqi, ndër të tjera ka theksuar. “Ne zhvilluam dy ndeshje mjaft të mira me kundërshtar mjaft të fort, janë disa opsione që kalkulohen, ne do të bëjmë çmos që të dalim fitues në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe të mbyllim llogaritë, disponimi i futbollistëve dhe shtabit të Përfaqësueses është jashtëzakonisht i mirë
dhe kjo na bën që të jemi optimist, po dëshmojmë se grumbullimet dhe përzgjedhja e futbollistëve mund të themi gjatë 8 muajve të fundit ka qenë mjaft e suksesshme, edhe pse kemi pasur ndryshime të mëdha në fondin e futbollistëve për shkak moshave të futbollistëve”.

Ndeshja vendimtare me Slloveninë do të zhvillohet të martën në shtetin e Hungarisë./rajonipress/